Zbardhet dëshmia e Fran Frrokajt në gjykatën e Lezhës: Firmosa letrat e vartësve, s`jam kriminel
Zbardhet dëshmia e kryebashkiakut te Lezhes Fran Frrokajt dje në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës.
Fran Frrokaj nder te tjera mesohet se ka deklaruar para gjykates se:
“Një kryetar Bashkie arrestohet në flagrancë kur kryen një krim apo vepër tjetër penale, arrestohet kur ka shkaktuar një dëm ekonomik, apo kur ekziston mundësia për tu larguar jashtë shtetit. Në asnjë prej këtyre rasteve unë nuk jam pjesë dhe arrestimi im është bërë pa asnjë provë.
Unë kam qënë i gatshëm për prokurorinë dhe për këtë çështje jam pyetur aq herë sa ka kërkuar Prokurori. Nuk kam asnjë lidhje me akuzën.
Kam sigluar një shkresë që ka përgatitur vartësi im mbi bazën e dokumentave që ka dorëzuar qytetari. Por nuk jam unë pjesë e kësaj skeme dhe nuk kam patur djeni për këtë tjetërsim pronash. Akuzat ndaj meje janë pa fakte dhe nuk ekziston asnjë provë.”
Te henen gjykata e Lezhës caktoi masën arrest shtëpie për Fran Frrokaj, kryetarin e Bashkisë së Lezhës i akuzuar si i përfshirë në skandalin e tjetërsimit të pronave në Ranën e Hedhun.
LEXO TE NGJASHME