Veliaj: Së shpejti punimet për Sheshin  ‘Skënderbej’

 

veliaj12834670 1004027362980526 584750968 n

Kryebashkiaku ka premtuar se 2016 do të jetë një vit i veçantë për Tiranën, e cila sipas tij do të kthehet në një kantier ndërtimi. Kryebashkiaku Veliaj tha se përpara nisjes së punimeve do të zhvillohen 2 muaj konsultime publike.

Veliaj: Ne do të hapim shumë kantiera ndërtimi në Tiranë. Shumë shpejt do të hapim punimet për Sheshin Skënderbej. Do të fillojmë fillimisht me dy  muaj konsultime publike për tu siguruar që në fund të këtij projekti të kemi sheshin, ndoshta më të bukurin në Rajon, kur vjen puna për një hapësirë që i akomodon të gjithë dhe që është simboli kombëtar i Shqipërisë. Në Sheshin “Skënderbej” do të ketë gurë dhe pllaka nga e gjithë Shqipëria për të treguar unitetin kombëtar, pemë dhe bimë për të tregusar përfaqësimin kombëtar.

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.