LSI me qeverinë për minatorët

0.2kryemadhi mionatoret1202154

Ka një çështje që Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e sheh veten në opozitë me qeverinë e Kryeministrit Rama.

“Po u themi që ne nuk jemi në opozitë me qeverinë shqiptare për Statusin e Minatorit. Në momentin që qeveria do ta sjellë këtë status në Kuvend votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë të gjitha, 19 vota, pro Statusit të Minatorit”, deklaron Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së e bëri deklaratën në një bashkëbisedim me minatorët në Bulqizë për statusin e të cilëve Përparim Spahiu i LSI-së ka paraqitur një projektligj të veçantë që ende është në diskutim.

Sipas LSI-së, fatura financiare është e përballueshme.

“Vetëm për këtë vit janë fituar rreth 40 milionë euro dhe fatura e Statusit të Minatorit që kemi paraqitur ne në Parlament nuk është më shumë se 10 milionë euro në vit”, thotë LSI.

Monika Kryemadhi tha se nëse ekziston vullneti i qeverisë, ekziston mundësia që kjo faturë të përfshihet në buxhetin e vitit të ardhshëm.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.