Mogerini: Miratoni reformën në Drejtësi! Rama: Nuk hapim kufijtë për emigrantët

 

federica mogherini 031114ALBEST

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, u tregua e drejtëpërdrejtë me klasën politike shqiptare. Gjatë fjalës së saj përpara deputetëve në sallën e kuvendit, ajo kërkoi miratimin e një reforme të thellë dhe tërësore të gjyqësorit, jo vetëm si kusht për integrimin në BE.

Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e BE: “Ka ardhur koha që të kalojmë në një nivel tjetër, duhet një reformë e thellë dhe tërësore e gjyqsorit. Kjo reformë do të hapë rrugën për një rekomandim nga Komisioni Europian për të filluar negociatat. Bëni gjënë e duhur, miratojeni reformën.” “Çlirohuni nga ajo pjesë e së shkuarës e cila bllokon të ardhmen tuaj. Çojeni këtë vend përpara, silleni Shqipërinë në Bashkimin Europian.” Miratojeni reformën, bëjëni këtë gjë, jo vetëm sepse e kërkon Brukseli, por sepse qytetarët shqiptarë e kërkojnë këtë gjë.”

Kryeministri Rama tha se vendi ynë e meriton antarësimin në BE, ndërsa u ndal te kriza e refugjatëve, ku theksoi se Shqipëria nuk do të hapë kufijtë. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë: “Nuk do të hapim kufijtë dhe nuk do të ngremë mure. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe jemi të gatshëm të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë brenda një plani të përbashkët europian.”

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.