Kryemadhi: Ja si do të riorganizohet LSI

0.1mona01212025

Kryetarja e lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zbuluar se si do të nisë riorganizimi i kësaj force politike.

Pas mbledhjes së Kryesisë Lëvizjes së Gruas për Integrim, kryemadhi ka deklaruar se javën e ardhshme mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i LGI për të shpalosur aksionin tonë politik në drejtim të fuqizimit të rolit të gruas.

“Riorganizimi ynë do të fillojë nga gratë dhe vajzat në çdo qelizë të vendit për t’i dhënë LSI-së një forum të fortë që do të jetë edhe baza e gjithë çështjeve që grupi parlamentar do të ngrejë për kauzën e së drejtës së gruas në të gjithë spektrin e saj. Kjo është e vetmja mënyrë që shoqëria jonë të jetë e integruar, e emancipuar dhe të tregojë standard dhe cilësi në përballjen me të gjithë sfidat që po përjeton shoqëria jonë. Javën e ardhshme do të mbledhim Komitetin Drejtues Kombëtar të LGI për të shpalosur aksionin tonë politik në drejtim të fuqizimit të rolit të gruas”,- tha Kryemadhi.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.