Nisma e Lëvizjes për ringritjen e PD

0.3PD selia1322514558

Nisja e analizës për humbjen dhe 11 pikat për ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike janë hapa që Lëvizja për ringritjen e Partisë Demokratike i vlerësoi si “jetike për të mbajtur partinë të bashkuar dhe për ta bërë atë konkurruese”.

Nëpërmjet një deklarate, Lëvizja, e krijuar nga ish-drejtues të lartë të Partisë Demokratike dhe ish-ministra të saj të lënë jashtë Parlamentit nga Lulzim Basha, paralajmëroi se do të paraqesë në shtator një projektstatut të ri, për të cilin duhet të vendosë brenda vjeshtës një Kuvend i jashtëzakonshëm i PD. 

11 pikat e paraqitura kërkojnë ndryshime në rregullat sesi zgjidhet kryetari i partisë, kur ai jep dorëheqjen dhe doreheqje të parevokueshme. 

Sipas këtij propozimi, kryetari dorëhiqet kur humb zgjedhjet dhe dorëhiqet pa të drejtë rizgjedhjeje kur humbet dy zgjedhje njëra pas tjetrës dhe kur partia merr rezultat më të dobët se zgjedhjet parardhëse. 

Ndryshimet statutore të lëvizjes brenda Partisë Demokratike propozojnë krijimin e rregullave të qarta për sistemin e karrierës dhe meritës në të gjtiha nivelet, përcaktimin e procedurës dhe kritereve për miratimin e kandidaturave për deputetë dhe kandidaturave të tjera elektorale, që duhet të shqyrtohen dhe propozohen nga anëtarësia. 

Ndalimin e çdo marrëveshjeje me kundërshtarin politik pa marrë më parë miratimin e Kuvendit kombëtar, disa rregulla për Këshillin Kombëtar, krijimin e një gjykate brenda partisë dhe krijimin e një këshilli të urtësh, si organ i përhershëm këshillimor. 

Në deklaratën e lëvizjes së kundërshtarëve të Bashës në Partinë Demokratike kërkohet ngritja e menjëhershme e një komisioni të posaçëm në shtator. 

Deri tani, nga Partia Demokratike nuk ka një reagim për këto kërkesa, të cilat akoma nuk janë paraqitur zyrtarisht në forumet përkatëse. Megjithatë, disa prej tyre janë të ngjashme me propozimet e Lulzim Bashës gjatë fushatës për zgjedhjen e kryetarit të PD. 

Më herët Basha ka propozuar zgjedhjen e kryetarit të partisë çdo dy vjet, si dhe fuqizimin e anëtarësisë duke zvogëluar kompetencat e kryetarit për vendimmarrje të rëndësishme, përfshirë edhe zgjedhejn e kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.