PS bllokon betimin e Metës si President? Reagon kreu i LSI-së  

0.0 ilir meta54

Ditët e fundit qarkulluan lajme se PS do të bllokojë betimin e Ilir Metës si president më 24 korrik, ndërsa një natë më parë vjen reagimi i kreut të LSI-së, Petrit Vasili.

I ftuar në “Opinion”, Vasili e cilësoi një fat të madh për vendin në këtë kohë të vështirë që Meta ndodhet në atë pozicion. Ka diçka që po qarkullon se mund të ketë një nismë që PS të mos lejojë Presidentin Ilir Meta të nisë detyrën. Si e komentoni?

Për fatin e zi të tyre Ilir Meta më 24 korrik merr detyrën e tij si President i Republikës për fatin e mirë të shqiptarëve. Ilir Meta është President i shqiptarëve dhe do të marrë detyrën e tij me të gjitha obligimet që duhen në këtë vend shumë delikat për vendin. Duhet patjetër roli i një garanti dhe Ilir Meta ka pjekurinë, historinë dhe maturinë. Në këtë kohë shumë të vështirë për vendin është një fat i madh që atje ndodhet Ilir Meta.

Ditën e zgjedhjeve u shpërndanë disa deklarata të Ilir Metës dhe u deklarua se ka shkelur Kushtetutën.
Në qoftë se kishte një njeri që nuk duhet të ishte pjesë e ditës së zgjedhjeve ishte Kryeministri. Ne bëmë një denoncim të madh ndaj tij kur deklaroi se Policia e Shtetit mund të merrte pjesë në zgjedhje. Ndaj ai nuk duhet të ishte Kryeministër sepse konsumoi haptazi një vepër penal

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.