Ministrja e re e Financave: Kush bën fushatë, do ndiqet penalisht

00.8Helga Vukaj1495708911

Ministrja e re e Financave, Helga Vukaj, e cila dy ditë më parë bëri betimin në presidencë, ka paralajmëruar punonjësit  e administratës se do të ketë penalizime të rënda nëse do të përfshihen në fushatë elektorale për çdo forcë politike.

Gjatë inspektimit në degën Doganore të Durrësit, Vukaj tha se çdo punonjës i doganave apo i tatimeve që do të shihet duke bërë fushatë elektorale, do të ndiqet penalisht.

Ndërkohë ajo kërkoi nga organet ligjzbatuese rritjen e efiçencës dhe kontrollit doganor në luftën kundër narkotrafikut.

Në këtë inspektim Vukaj ishte e shoqëruar dhe nga Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.