PS shpall konkursin per kengen e fushates
Partia Socialiste do të lançojë një konkurs për këngën që do të shoqërojë fushatën elektorale të selisë rozë.
Një gjë të tillë e konfirmoi sot kryeministri Edi Rama gjatë mitingut me të rinjtë e qarkut të Tiranës të cilët do votojnë për herë të parë në 18 qershor.
Rama zbuloi edhe "çmimet" për katër fituesit e këtij konkursi.
"Nesër do publikojmë një hap, dhe do kërkojmë nga të gjithë ju dhe nga gjithë vajzat dhe djemtë pavarësisht moshës, kush do jetë kënga e fushatës për Shqipërinë që duam. Dhe pasi të mbledhim të gjitha propozimet do hedhim një short nga propozuesit e këngës fituese, kujt do t'i bjerë shortisi i pari do marrë bluzën e lojtarit që do më shumë në Champions League, me emër. Të dytit, do marrë bluzën e autorit të golit të parë në finalen e Champions. Kujt do t'i bjerë i treti, do marrë bluzën e fushatës për Shqipërinë që duam, me firmën time dhe me firmën e deputetëve të ekipit të qarkut ku është fituesi. I katërti do marrë një kravatë timen. Ndërsa të gjithë pjesëmarrësit e tjetër do marrin byzylykun plastik të fushatës për Shqipërinë që duam. Përgatituni për kolonën zanore të kësaj fushate historike. Na pret një fitore e madhe na pret", u shpreh Rama.
LEXO TE NGJASHME