Pyetjes se çfarë ka bërë për të zgjidhur krizën në Kakvijë, presidenti Ilir Meta u mjaftua duke thënë se “janë bërë të gjitha veprimet e duhura”, pa dhënë shumë detaje.
Ndërkohë, ai ka shprehur edhe rezerva për stafin diplomatik në Greqi, i cili tha se ndryshimet janë bërë nga qeveria pa marrë një mendim nga presidenca. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Meta tha se kjo nuk e pengoi që të bashkëpunonte.
Mendimet dhe lutjet tona janë sot me prindërit dhe familjarët e fëmijës që humbi sot jetën në aksidentin tragjik, në mesin e krizës humanitare të krijuar prej 4 ditësh në pikën kufitare të Kakavijës. Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar dhimbjen dhe këtë humbje të rëndë.
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas radhëve kilometrike të krijuara në pikën kufitare të Kakavijës, ku shqiptarët duhet t’i nënshtrohen testit të covid 19, para se të hyjnë në tokën greke.
Ministri i Brendshem Sander Lleshaj deklaroi se gjendja ne Kakavije mbetet e rende ndersa u sugjeroi qytetareve qe ti shtyjne udhetimet drejt Greqise per nje moment tjeter.
Ministri Lleshaj në fb:
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë lajmin se është shëruar nga COVID-19.
“Pas dy javesh izolim e trajtim mjekësor – në Tiranë, e askund tjetër – testi i fundit me nxorri të shëruar nga Covid-19 e më të fortë se kurrë për t’iu rikthyer punëve të shumta të Kryeqytetit tonë. E kam zemrën plot mirënjohje për familjen time të vogël – Ajola, Kajan dhe nënat e papërtuara –