
Menyra se si qeverite tona i shpenzojne fondet publike ne kohe normale i kushtezon se tepermi te manovrojne ne kohe krize. Borxhi i larte publik, aftesite e dobeta ne grumbullimin e te ardhurave, rritja e detyrimeve te prapambetura dhe aktivizimi i menjehershem i kontratave koncesionare pa studime fizibiliteti e bejne te pamundur per buxhetin e shtetit te perballoje emergjenca te tilla si pandemia, qofte per rimekembjen e ekonomise, apo me mbeshtetjen financiare te te prekurve nga virusi.