
Kuvendi do te zhvilloje diten e sotme seancen e radhes. Seanca do te nise ne oren 10:00 dhe ne rendin e dites eshte parashikuar caktimi i perberjes se komisioneve te perhershme parlamentare, qe u shty ne seanca maratone e se kaluares.
Kuvendi do te zhvilloje diten e sotme seancen e radhes. Seanca do te nise ne oren 10:00 dhe ne rendin e dites eshte parashikuar caktimi i perberjes se komisioneve te perhershme parlamentare, qe u shty ne seanca maratone e se kaluares.
Jane bere tri dite qekur dy rruge nacionale, qe lidhin Kosoven dhe Serbine mbeten te bllokuara nga serbe lokale, qe po kundershtojne masen e reciprocitetit per targat e Serbise. Policet e njesive speciale te Kosoves po qendrojne ne Jarinje dhe Bernjak, ku serbet kane bllokuar rruget me kamione dhe automjete te tjera, njofton RTK.
Qeveria e Kosoves ka marre vendim qe nga sot te vendoset reciprocitetit ndaj Serbise sa i perket targave te automjeteve. Vendimi eshte nenshkruar sot nga Ministri i Puneve te Brendshme, Xhelal Sveçla. Policia e Kosoves ka filluar te heqe targat e veturave qe hyjne nga Serbia, duke aplikuar masa reciprociteti ashtu sikur kane vepruar autoritetet serbe me veturat e regjistruara ne Kosove.
Nenkryetari i PD, Alfred Rushaj ka folur lidhur me vendimin e krydemokratit Lulzim Basha per te perjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar. Ne emisionin “Opinion”, Rushaj eshte shprehur se Berisha eshte ne te drejten e tij per te bere gjithçka brenda statutit te PD per te kerkuar anulimin e vendimit te Bashes.
Pas pushimit veror, deputetet e Kosoves do t’iu drejtohen sot uleseve te Kuvendit ne seancen e pare plenare per sesionin vjeshtor. Seanca do te filloje me pikat e rendomta, deklarime jashte rendit te dites dhe pyetje parlamentare, per te vijuar me shqyrtimin e pare te Projektligjit per te drejtat pronesore te shtetasve te huaj ne Republiken e Kosoves dhe ate per Agjencine per parandalimin e korrupsionit.