Nisja e analizës për humbjen dhe 11 pikat për ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike janë hapa që Lëvizja për ringritjen e Partisë Demokratike i vlerësoi si “jetike për të mbajtur partinë të bashkuar dhe për ta bërë atë konkurruese”.
Administratori i Zall-Herrit, Arben Maloku ka njoftuar kete te hene kalimin e tij nga radhet e LSI-se me Partine Socialiste. Maloku eshte zgjedhur ne kete post me propozim te LSI-se, por ne njoftimin e tij ai ka bere me dije se, me ikjen e Ilir Metes nga kjo parti gjerat nuk jane si me pare.
Bullgaria mbeshtet Shqiperine ne rrugen e saj drejt integrimit ne Bashkimin Europian. Ministrja e Jashtme bullgari, Ekaterina Zaharieva ndodhet per nje vizite zyrtare ne Shqiperi. Ne konferencen e perbashket me homologun e saj, Ditmir Bushati ajo tha se prioritet i Bullgarise gjate presidences se BE-se, do te jete edhe zgjerimi.
Zgjedhjet e 25 qershorit i kane kushtuar buxhetit te shtetit 6 milione dollare. Kjo eshte shuma qe ka shpenzuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga dita e dekretimit te dates se zgjedhjeve nga ish-presidenti Nishani deri ne certifikimin perfundimtar te rezultatit te zgjedhjeve.
Presidenti i Kines Xi Jinping uroi Presidentin e Republikes se Shqiperise, Ilir Meta me rastin e marrjes se detyres. Ne telegramin e urimit, Presidenti i Kines shprehet se te dy popujt tane pergezojne miqesine e thelle tradicionale dhe se vitet e fundit, marredheniet midis dy vendeve tona kane njohur zhvillime te vazhdueshme dhe te shendetshme.