Shenja ftohje dhe mosbesimi mes Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste. Teksa sesioni i ri parlamentar do te nise ne daten 3 shtator, mes Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste nuk asnje levizje per t’u koordinuar per aksionin politik te vjeshte. Burime prane rrethit politik te Lulzim Bashes pohuan se deri me tani nuk ka asnje komunikim me LSI per te koordinuar veprimet ne Parlament, per maksimalizimin e forces opozitare.
3 shtatori eshte data zyrtare e nisjes se sesionit te ri parlamentar. Kuvendi ka publikuar sot ne faqen e internetit, urdherin e kryetarit Gramoz Ruçi, per njoftimin e nisjes se punimeve per sesionin e trete te Kuuvendit. Seanca e pare do jete e fokusuar ne hartimin e planit te punes dhe ne programin 6-javor te punimeve.
Presidenti Ilir Meta, i cili eshte shprehur lidhur me dialogun Kosove-Serbi ne nje interviste per “Albanian Daily News”, ka thene qarte se “Shqiperia ka qene e mbetet mbeshtetese e forte e dialogut Kosove-Serbi, te ndermjetesuar nga BE e mbeshtetur nga SHBA" duke theksuar se "rendesi te veçante ka respektimi i parimeve baze te sanksionuar ne Karten e Helsinkit dhe te Parisit te OSBE per sigurine ne Europe, vecanerisht parimi i mosndryshimit te kufijve."
Ambasada Amerikane ne vendin tone, u ka bere apel gjyqtareve qe te aplikojne per tu bere pjese e Keshillit te Larte te Gjyqesorit. Ne mesazhin e saj SHBA u ne thirrje te gjithe gjyqtareve qe te behen pjese e sistemit te ri te drejtesise.
Mes anetareve te gjykatave te apelit duket se ka nje pakt te heshtur per te bllokuar zbatimin e metejshem te reformes ne drejtesi pas ‘djegies’ se disa kolegeve te tyre nga veprimi i ligjit te Vetingut. Mungesa e nje kandidati ne radhet e gjyqtareve te gjykatave te apelit ne rrethe, rrezikon te shtyje pa afat ngritjen e drejtesise se re ne Shqiperi, duke bllokuar konstituimin e Keshilli te Larte Gjyqesor dhe Keshillit te Larte te Prokurorise, organe te cilat do t’i hapin rrugen ngritjes se Byrose Kombetare te Hetimit, Prokurorise se Posaçme dhe Gjykatave Speciale.