
Teksa 57 mandate deputetesh jane lene vakante nga PD dhe LSI, dalin emrat e kandidateve qe pritet te zene vendin e tyre ne Kuvend. Deri me tani Report Tv ka mesuar emrat e 11 kandidateve nga PD e LSI qe nuk kane firmosur formularin per te hequr dore nga mandate, duke iu bashkangjitur keshtu edhe 4 deputeteve opozitar qe nuk iu binden urdhrit te lidereve te partise per te bojkotuar Kuvendin me djegie mandatesh.