
Pas tubimit te dhunshem mbremjen e se shtunes qe u mbyll pas mesnate me sulme ndaj institucioneve me bomba molotov, fishekzjarre e sende te forta ndaj efektiveve te policise, pasditen e sotme opozita do te zhvilloje nje tjeter proteste. Kryetari i PD-se, Lulzim Basha njoftoi se opozita do te mblidhet ne oren 18:30 para Kryeministrise per protesten e peste kombetare me qellim largimin e Rames.