PD padit Drejtorin e Policisë së Qarkut Tiranë, Shefin e Komisariatit të Policisë së Shtetit nr. 6, Punonjësit e Policisë së Shtetit pas arrestimeve të ditëve të fundit tek Unaza e Re.
Gazeta austriake Der Standard shkruan se Franca do vendosë veton kundër nisjes së negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri mendon se Kosova i dha leksion Shqipërisë sa i përket menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve.
Ai sugjeron që komisioni i reformës zgjedhore të rregullojë defektet, që nisin nga numërimi i votave. Gjithashtu propozon që ato të bëhen nga qendrat respektive të votimit, siç ka qenë më parë.
Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Open” ka komentuar raport vlerësimin e Komisionit të Venecias teksa tha se për të ky raport nuk ka fare rëndësi.
Qeveria e Holandes mbetet skeptike për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri holandez, Mark Rutte, bëri të ditur se qeveria e tij ende nuk ka marrë një vendim nëse do të mbështesë hapjen e negociatave për 2 vendet në samitin e liderëve të 15 – 16 Tetorit.