Dokumenti sekret i forcave të armatosura gjermane: Një konflikt midis NATO-s dhe Rusisë është i pashmangshëm

Screenshot 1 15 2024 4 22 48 PM

 
Një konflikt i madh i armatosur midis NATO-s dhe Rusisë është i pashmangshëm nëse i besohet një dokumenti sekret nga Forcat e Armatosura Gjermane.

Forcat e Armatosura Gjermane (Bundeswehr) po përgatiten për një sulm të mundshëm hibrid nga Rusia në krahun lindor të NATO-s këtë shkurt, raportoi Bild, shkruan The New Voice of Ukraine, përcjell Telegrafi.

Madje një përshkallëzim midis NATO-s dhe Rusisë pritet që në shkurt, tha një burim i Bild, duke iu referuar një dokumenti sekret të Bundeswehr-it.

Dhe siç thuhet më tej, dokumenti konfidencial detajon se si mund të lindë një konflikt midis Rusisë dhe NATO-s, me ngjarje që shpalosen muaj pas muaji.

Kulmi përfshin vendosjen e qindra mijëra ushtarëve të NATO-s dhe fillimin e luftës në verën e vitit 2025.

Raportimi i Bild thuhet se ndërton një skenar për luftë që fokusohet te siguria dhe shmang specifikat në lidhje me numrin dhe lëvizjen e trupave të NATO-s.

Por skenari i “Aleancës së Mbrojtjes 2023” i Bundeswehr-it parashikon që mobilizimi rus do të fillojë në shkurt të vitit 2024, i ndjekur nga një ofensivë pranverore në Ukrainë dhe një sulm ndaj vendeve baltike në korrik.

Gjithashtu thuhet se priten sulme kibernetike dhe forma të tjera të luftës hibride.

Ndërkohë vlerësohet se tensionet mund të arrijnë kulmin në tetor me Rusinë duke lëvizur trupa dhe raketa në Kaliningrad.

Skenari përfundon 30 ditë pas “D-Day”, kur NATO, duke përfshirë Bundeswehr-in, vendos forca të rëndësishme ushtarake në krahun lindor.

Megjithatë, nëse NATO do të jetë në gjendje të frenojë Rusinë, mbetet një “çështje e hapur” në skenar.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.