Alarm në shtetin fqinj, dy viktima nga gripi i derrit

 640 0 659e87add68dc

Dy pacientë vdiqën në rajonin Vicenza të Italisë veriore për shkak të komplikimeve nga gripi H1N1. Autoritetet shëndetësore italiane u bëjnë apel qytetarëve që të vaksinohen, por shtojnë se numri i vdekjeve deri tani nuk është më i lartë se në vitet e mëparshme.

Personat që vdiqën ishin 47 dhe 55 vjeç dhe po përballeshin me komplikime të rënda në sistemin e tyre të frymëmarrjes. Tre pacientë të tjerë (dy burra dhe një grua) janë shtruar në repartin e kujdesit intensiv të spitalit San Bortolo në Vicenza dhe gjendja e tyre konsiderohet kritike.

Siç shkruajnë mediat italiane, nga provat e deritanishme rezulton se vaksina e gripit sezonal siguron mbrojtje ndaj virusit H1N1 dhe për këtë arsye bëhet një apel në favor të vaksinimit, edhe pse tani jemi në një periudhë të përhapjes së lartë të gripit. 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.