Cikloni ‘Befana’ drejt Italisë, parashikohet të godasë edhe Ballkanin

 640 0 659820b50ed60

Nga kjo e premte Italia do të përfshihet nga moti i keq, ndërsa temperaturat do të ulen ndjeshëm.

Sipas mediave italiane, gjatë ditës do të ketë reshje të dendura shiu në disa rajone si Sardenja, Toskana dhe Piemonte. Por duke filluar nga pasditja do të përfshihet nga reshjet intensive edhe pjesa perëndimore e gadishullit Apenin.

Ndërkohë në lartësitë mbi 800 metër do të ketë reshje bore. Situata pritet të përkeqësohet gjatë orëve të mbrëmjes të së premtes, ku i gjithë veriu do të preket nga cikloni Befana, i cili do të shoqërohet me erëra të forta dhe stuhi.

Sipas mediave zona që do të goditet më së shumti nga kjo stuhi do të jetë jugu i Sardenjës. Ndërkohë në Alpe pritet të ketë më shumë se gjysmë metri dëborë.

Pas Italisë, cikloni do të lëvizë drejt detit Adriatik dhe më pas do të prekë edhe Ballkanin. Ulja e temperaturave dhe i ftohti polar, sipas mediave fqinje, do të zgjasë tri ditë.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.