Izraeli bombardon Gazën jugore, dhjetëra palestinezë të vrarë, kundërpërgjigjet Hezbollah

 640 0 6576ee7b24111

Pas kërcënimeve të grupit terrorist “Hamas” se nuk do  të lirojë asnjë nga pengjet nëse  Izraeli nuk do të  plotësoje  kërkesat për  të burgosurit, një breshëri rraketash goditen  Gazën Jugore.

Dhjetëra  palestinezë humbën jetën nga bombardimet ndërsa  rraketa u lëshuan edhe nga Gaza në drejtim të Izraelit.

Ndërkohë ushtria vijojë sulmet edhe në pjesën veriore të Rripit të Gazës ku godit kampin e refugjatëve Jabalia. Palestinezët në këtë zonë u detyruan  të largohen  për t’i shpëtuar luftimeve të përgjakshme.

Të paktën 28 palestinezë, mes tyre dy  gra u arrestuan në Bregun Perëndimor duke e çuar në më shumë se 3700 numrin e të burgosurve që nga nisja e luftës me 7 tetor.

Bombardimet e vazhdueshme dhe ofensiva tokësore e çuan sistemin shëndetësor në Gazë drejt kolapsit, pasi shumica e spitaleve nuk janë funksionale.

Sa i përket situatës humanitare, një ditë më parë  100 kamionë  hynë në Gaza nga Egjipti përmes pikës së kalimit Rafah.

Të dielën në mbrëmje pati shkëmbim zjarri edhe mes ushtrisë izraelite dhe Hesbollahut ku u vranë disa ushtrarë izraelitë.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.