"Dy ditë besë mbaruan"/ Babai i Naim Murselit njofton policinë: Duan ta zgjidhin me kanun

 640 0 6574567cee667

Vrasja e Liridona Ademajt më 29 nëntor, ka tronditur opinionin publik.

Granit Plava, Naim Murseli, si dhe Kushtrim Kokalla, janë tre të dyshuarit për planifikimin dhe vrasjen e saj dhe gjenden në paraburgum.

Ishte raportuar se familjeve të të dyshuarve u janë dhënë dy ditë besë dhe se më pas do të përgjigjeshin me Kanun ndaj këtij rasti.

“Indeksonline” ka kontaktuar me babain e Naimit, Shaban Murselin, i cili thotë se është vizituar nga pjesëtarë të familjes Ademajt, të cilët i kanë thënë se kanë përfunduar ditët e besës.

“Na kanë ardhur sot dy persona dhe na kanë thënë që “ne kërkojmë gjak”. Thonë se duan përmes kanunit ta zgjidhin këtë çështje. Tek të tre familjet, jo vetëm tek unë. Unë nuk mundem ti them dikujt “mos më vrit”.

Kur të duan le të më vrasin, unë s’kam çfarë të bëj. S’kam zgjidhje. Policia ka thënë që për çdo lëvizje, çdo mesazh, t’i lajmëroj. I thirra e iu thashë që jam i kërcënuar me jetë. Iu thashë që i kam dy fëmijët e mitur në shtëpi. Tani i kam dy patrulla të policisë që janë diuke ruajtur shtëpinë. Ishte dhe një hetues civil.

Unë e kam për nipat, se mua le të më vrasin kur të duan”, tha Shaban Murseli.

Një gjë të tillë e ka mohuar vëllai i Liridonës, Leonardi. Ai thotë se po të donin të bënin një gjë të tillë, do e kishin bërë kohë më parë.

Vëllai i të ndjerës shtoi se fëmijët e Liridonës planifikojnë t’i marrin pranë vetes në momentin që do t’i  lejojnë autoritetet dhe Qendra Sociale.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.